
ShBA-ja ndalon udhëtimet nga Brazili
ShBA-ja ka ndaluar të gjitha llojet e udhëtimit të shtetasve joamerikanë që kanë qenë në Brazil.
Mbi 650 persona humbën jetën nga sëmundja infektive në shtetin latin një ditë më parë, ndërsa 15 mijë të tjerë u diagnostikuan rishtas me Covid-19.
Brazili është i vendi i dytë në botë me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus.
Për të shmangur përhapjen e infeksionit në territorin e vet, Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën se do të ndalojnë të gjitha llojet e udhëtimit nga shteti latin duke nisur nga data 28 maj.
Me urdhër të presidentit Donald Trump, kufizimet do të aplikohen për shtetasit joamerikanë që kanë vizituar Brazilin në dy javët e fundit, ndërsa personat që disponojnë kartën e gjelbër, kanë të afërmit në Amerikë apo janë pjesëtarë të ekuipazheve të avionëve do të përjashtohen nga masat.
Ministria e Jashtme e Brazilit tha se e mirëkupton vendimin dhe kufizime të ngjashme zbatojnë edhe autoritetet vendëse në bazë të kritereve pandemike, ndaj lajmi nuk cenon bashkëpunimin mes vendeve.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Amerikën Latin qendrën e re të pandemisë.
/Ora News.tv/