Thaçi thotë se Kurti e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

25 maj 2020 | 14:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti,  për uzurpim të Zyrës së Kryeministrit.

Ai ka thënë se Kurti  dy herë ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës.

“Ne duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare. Si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë, por edhe të respektojmë të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dal në ditët në vijim siç kanë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendon ndokush që të bëjë ndonjë presion”, ka thënë Thaçi pas homazheve në burgun e Dubravës, ku para 21 vitesh pushteti serb kishte kryer një nga masakrat më të tmerrshme në këtë burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kryeministri në…