Thaçi: Edhe kur po e lavdëroj Kushtetuesen po keqinterpretohet, ta lëmë gjykatën të jap vendimin

25 maj 2020 | 13:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit, si dhe ka shkelë rëndë dy herë Kushtetutën.

Thaçi ka theksuar se është duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kontekst, ai ka thënë se edhe kur po e lavdëron për punën Kushtetueses po keqinterpretohet, duke kërkuar ta lënë të qetë Gjykatën Kushtetuese ta japë vendimin e saj.

“Ne duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare. Si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë, por edhe të respektojmë të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dal në ditët në vijim siç kanë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendon ndokush që të bëjë ndonjë presion”.

“Unë kam respektuar gjithmonë edhe kur më kanë pëlqyer edhe kur nuk më kanë pëlqyer fare, por sido që të jetë askush nuk është mbi Kushtetutën, mbi ligjet. Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi të respektojmë institucionet e pavarura, institucione këto që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt. Unë nuk dëshiroj të komentoj fare punën e Gjykatës Kushtetuese pasi edhe kur e lavdëroi edhe nga ata që po keqkuptohet po interpretohet në mënyrë të njëjtë – prandaj ta lëmë rehat Gjykatën Kushtetuese të punojë”, ka thënë Thaçi gjatë vizitës në nderim të shqiptarëve të vrarë në Burgun e Dubravës nga regjimi serb, 21 vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar sot në…