ShBA-ja ndëshkon disa kompani ruse dhe kineze

16 gusht 2018 | 13:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vënë sanksione kundër një agjencie ruse për shërbime të portit dhe disa kompanive kineze për ndihmën që u kanë ofruar anijeve verikoreane, por edhe për shitje të alkoolit dhe duhanit në Phenjan, duke shkelur sanksionet amerikane, transmeton “Reuters”.

Departamenti i Thesari Amerikan ka njoftuar përmes një deklarate të mërkurën, se dy kompani me bazë në Kinë kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë në vit, duke eksportuar alkool dhe cigare në Korenë Veriore.

Po ky departament ka sanksionuar kompaninë me bazë në Rusi, “Profinet Pte Ltd” dhe drejtorin e përgjithshëm të së njëjtës, Vasili Aleksandrovich Kolchanov, e cila ka ofruar shërbime të portit të paktën gjashtë raste ndaj anijeve që kanë bartur flamurin e Koresë Veriore.

“Taktikat e këtyre subjekteve me bazë në Kinë, Singapor dhe Rusi, janë përdorur në tentim e sipër për t’ju ikur sanksioneve dhe përbëjnë shkelje të ligjit amerikan, andaj të gjitha industritë e tregtisë janë përgjegjëse t’iu ikin atyre, apo ekspozojnë veten në rrezik të madh”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Sipas sanksioneve, asnjë qytetar amerikan nuk mund të bëjë marrëveshje me personat e ndëshkuar dhe pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara “duhet të bllokohen”, ka njoftuar Thesari.

ShBA-ja i ka bërë presion të vazhdueshëm Koresë Veriore për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i…