SHBA-ja ndihmon Palestinën me 5 milionë dollarë kundër Covid-19

17 prill 2020 | 15:58

SHBA-ja ka njoftuar se do të sigurojë 5 milionë dollarë për Autoritetin Palestinez në frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri, COVID-19.

“Jam shumë i kënaqur se SHBA siguron 5 milionë dollarë për spitalet dhe familjet palestineze për të përmbushur nevojat e menjëhershme, të shpëtimit të jetës në luftimin e COVID-19”, tha ambasadori amerikan në Izrael David Friedman në Twitter.

SHBA shkurtoi më shumë se 200 milionë dollarë ndihma për Palestinën pas një rishikimi të nisur nga presidenti Donald Trump në gusht të vitit 2018.

Administrata e Trumpit po ashtu shkurtoi ndihmën financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në po të njëjtin vit.

SHBA ka qenë kontribuesi më i madh i UNRWA-s deri tani, duke i siguruar 350 milionë dollarë në vit, afërsisht një e katërta e buxhetit të tij të përgjithshëm./AA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë me dije…