Nisma paralajmëron padi për ata që shpifin ndaj Limajt

17 prill 2020 | 15:57

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë me dije se kjo parti tanimë ka angazhuar një avokat i cili do ngeh padi për çdo shpifje ndaj partisë dhe drejtuesve të saj.

Ndërsa, anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka njoftuar se dy paditë e para tanimë kanë marrë formën e shkruar dhe ditëve në vijim do i dorëzohen gjykatës.

“Shihemi në gjykatë me çdo shpifës tash e tutje”, ka deklaruar Brestovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Para disa ditësh, Limaj kishte thënë se ka kaluar tri vetingje, atë të UNMIK-ut, Hagës dhe Eulex-it dhe do të donte që edhe liderëve e deputetëve tjerë t’u bëhej vettingu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Facebook"-u i është shtuar listës së kompanive të mëdha teknologjike…