SHBA-ja nuk e di se çfarë ndodh me armët që dërgohen në Ukrainë

20 prill 2022 | 00:36

SHBA-ja ka pak mënyra për të gjurmuar furnizimet me anti-tanke, anti-ajrorë dhe armë të tjera që ka dërguar përreth kufirit në Ukrainë, i kanë thënë burime CNN-it të martën – kryesisht për shkak të mungesës së amerikanëve në terren.

Është një rrezik që administrata Biden vetëdijshëm po dëshiron ta marrë.

SHBA-ja e sheh transferimin e pajisjeve në vlerë qindra miliona dollarësh të jetë jetësore që ukrainasit të jenë të aftë ta mbajnë larg pushtimin nga Moska. Një zyrtar i lartë ka thënë se është “qartë furnizimi më i madh te një shtet partner në konflikt”. Por rreziku, thonë zyrtarë amerikanë dhe analistë të mbrojtjes, është afatgjatë, disa nga ato armë përfundojnë në duart e ushtrive të tjera që SHBA-ja nuk kishte qëllim t’i armatoste.

“Ne kemi siguri për një kohë të shkurtër, por kur hyn në mjegullën e luftës, kemi pothuaj zero siguri”, ka thënë një burim.

Në marrjen e vendimit për të dërguar armë dhe pajisje prej miliarda dollarësh në Ukrainë, administrata Biden përdori faktin e rrezikut se disa nga furnizimet mund të përfundojnë në vende të papritura, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes.

Por tani, zyrtari tha, administrata e sheh dështimin për ta armatosur Ukrainën si një rrezik më të madh.

Për shkak se ushtria amerikane nuk është në terren, SHBA-ja dhe NATO janë shumë të varura nga informacionet prej qeverisë së Ukrainës.

“Është luftë – gjithçka që ata bëjnë dhe thonë publikisht është e dizajnuar t’i ndihmojë ata ta fitojnë luftën. Secila deklaratë publike është një operacion informacioni, secila intervistë, çdo paraqitje e Zelenskyt është një operacion informativ”, tha një tjetër burim.

Për muaj, SHBA-ja dhe zyrtarët perëndimorë kanë ofruar informacione të detajuara se çfarë dinë për statusin e forcave ruse në Ukrainë. Por, kur vjen te forcat ukrainase, zyrtarët pajtohen se Perëndimi, përfshirë SHBA-në, ka disa boshllëqe informacioni.

“Është e vështirë të gjurmohet pa pasur dikë në terren”, ka thënë një burim.

Administrata Biden dhe shtetet e NATO-s thonë se po ofrojnë armë për Ukrainën bazuar në atë se çfarë thonë forcat ukrainase se u nevojitet, nëse janë sisteme raketore si Javelin dhe Stinger apo sistemet e mbrojtjes ajrore S-300.

Kamionë të ngarkuar me armë nga Departamenti i Mbrojtjes merren nga forcat ukrainase – fillimisht në Poloni – më pas voziten brenda Ukrainës, ka thënë sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby. “Më pas, u përket ukrainasve të vendosin ku do të shkojnë ato dhe si do të shpërndahen brenda vendit”.

Një burim nga Kongresi tha se derisa SHBA-ja nuk është në terren në Ukrainë, SHBA-ja ka mjete për të kuptuar çfarë po ndodhë jashtë asaj se çfarë thotë Ukraina, duke theksuar se SHBA-ja ka përdorim të gjerë të imazheve satelitore dhe ushtria ukrainase dhe ruse duket se po përdorin pajisje komerciale të komunikimit.

Një tjetër burim tha se ushtria amerikane sheh se informacionin që e merr nga Ukraina është përgjithësisht i besueshëm sepse SHBA-ja ka trajnuar dhe pajisur ushtrinë ukrainase për tetë vjet tani, duke zhvilluar marrëdhënie të fuqishme. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka pika që nuk shihen.

Jordan Cohen, një analist i mbrojtjes dhe politikës së jashtme në institutin CATO, i cili fokusohet në shitjen e armëve, tha se rreziku më i madh për vërshimin e armëve që derdhen në Ukrainë është ajo që ndodh me to kur lufta përfundon.

Rreziku i tillë është pjesë e konsideratës kur dërgohen armë jashtë. Për dekada, SHBA-ja dërgoi armë në Afganistan. Pashmangshëm, disa armë përfunduan në tregun e zi përfshirë raketat Stinger, të njëjtat që tani po i dërgohen Ukrainës.

Armë kanë përfunduar në duart e kundërshtarëve të SHBA-së. Shumica që SHBA-ja la pas për të ndihmuar forcat afgane u bë pjesë e arsenalit të talebanëve pas rënies së qeverisë afgane.

Problemi nuk është unik për Afganistanin. Armët e shitura tek Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjetën rrugën për në duart e luftëtarëve të lidhur me al-Qaedan dhe Iranin.

Rreziku se një gjë e tillë mund të ndodhë në Ukrainë ekziston po ashtu, ka pohuar një zyrtar i mbrojtjes.

Zyrtarët janë më pak të shqetësuar – të paktën për tani – se armët do të bien në duart e rusëve. Burimi vuri në dukje se dështimi i Rusisë për të mbajtur sipërfaqe të mëdha territori ose për të detyruar dorëzimin e shumë njësive ukrainase do të thotë se ato armë ose janë përdorur ose mbeten në duart e Ukrainës.

Një burim tjetër tha se nuk duket se Rusia ka sulmuar dërgesat me armë të Perëndimit që futen në Ukrainë – edhe pse mbetet e paqartë arsyeja, veçanërisht pasi SHBA-ja ka inteligjencë se rusët duan dhe kanë diskutuar ta bëjnë këtë.

Ka një numër teorish pse dërgesat janë kursyer deri tash, tha burimi, përfshirë atë se forcat ruse thjesht nuk mund t’i gjejnë ato – armët dhe pajisjet po dërgohen me automjete të pashënuara dhe shpesh transportohen gjatë natës. Mund të jetë edhe se forcave ruse po u shteron municioni dhe nuk duan ta shpenzojnë duke targetuar kamionë të rastësishëm.

Pentagoni ka thënë se ende nuk ka parë përpjekje të rusëve që të ndalojnë dërgesat me armë që lëvizin brenda Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë…