SHBA-ja reagon pas bombardimit të ndërtesës ku ndodheshin Al Jazeera dhe Associated Pres

15 maj 2021 | 19:41

Izraeli bombardoi sot një ndërtesë të lartë në Gaza me pretendimin se aty fshiheshin struktura të Hamasit.

Por brenda në atë ndërtesë ishin edhe zyrat e punës për dy prej mediave më të njohura ndërkombëtare, Al Jazeera dhe Associated Pres.

Presidenti i Associated Press e dënoi sulmin, duke thënë se nga sot bota do të dijë më pak rreth asaj se çfarë ndodh në Gaza.

“Ky është një zhvillim tepër shqetësues. Ne shmangëm humbjet e jetëve. Një duzinë gazetarësh dhe profesionistë të pavarur të AP-së ishin brenda ndërtesës dhe fatmirësisht ne ishim në gjendje t’i evakuonim me kohë. Bota do të dijë më pak për atë që po ndodh në Gaza për shkak të asaj që ndodhi sot”.

Për sulmin reagoi edhe SHBA. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka reaguar përmes rrjetit sociale, Twitter.

“Ne u kemi komunikuar drejtpërdrejt izraelitëve se garantimi i sigurisë dhe mos rrezikimi i gazetarëve si dhe mediave të pavarura është një përgjegjësi kryesore”, ka shkruar ajo./GSH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit…