ShBA-ja rrëzon balonën kineze

04 shkurt 2023 | 21:48

Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën një balonë të dyshuar spiune kineze në brigjet e Karolinës, pasi ajo përshkoi vende të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut dhe u bë pika e fundit e tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Madhësia e balonit vlerësohej të ishte sa tre autobusët e shkollave, raporton AP.

Para rrëzimit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden kishte thënë më herët të shtunën, “Ne do të kujdesemi për të”, kur u pyet nga gazetarët për balonën.

Administrata Federale e Aviacionit dhe Roja Bregdetare punuan për të pastruar hapësirën ajrore dhe ujore. Balona është goditur nga forcat ajrore amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fadil Maloku 1. Duke përdorur një metodë të sofistikuar…