ShBA-ja: Rusia ka përgjegjësi unike për vrasjet në Siri

23 shkurt 2018 | 13:29

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë kritikuar Rusinë për bombardimet në enklavën e Goutas Lindore të Sirisë, duke thënë se Moska ka “përgjegjësi unike” për vrasjen e mbi 400 njerëzve atje, në javën e fundit.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) i ka bërë thirrje Rusisë që të shfrytëzojë ndikimin e saj mbi Qeverinë siriane, për të ndaluar vrasjet.

Zëdhënësja Heather Nauert, e ka fajësuar Rusinë për mosfrenimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe të ushtrisë së tij, e cila po kryen sulme ajrore në Gouta, rajonin që kontrollohet nga rebelët, raporton “Rel”.

“Çfarë po bëjnë për të ndaluar shkatërrimin, vdekjet, vrasjet në Siri? Pa mbështetjen e Rusisë, shkatërrimi dhe vdekjet nuk do të ndodhnin”, ka thënë ajo për gazetarët në Uashington.

Rusia, gjatë gjithë luftës shtatëvjeçare në Siri, i ka dhënë mbështetje politike dhe ushtarake regjimit të Assadit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e mëdha të borës dhe erërat e fuqishme, kanë…