ShBA-ja sanksionon nënkryetarin e partisë së Dodikut

11 shtator 2018 | 13:49

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë sanksione Nikolla Shpiriqit, anëtar i Parlamentit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Shpiriq është edhe nënkryetar i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, parti që udhëhiqet nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, të publikuar në uebfaqen e tij, është thënë se Shpiriqit i ndalohet hyrja në ShBA për shkak të përfshirjes në korrupsion në sektorin publik, përfshirë pranim të përfitimeve në këmbim të kryerjes së funksioneve publike.

Hyrja në ShBA u ndalohet edhe anëtarëve të familjes së tij.

Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit e ka futur në listë të zezë edhe Dodikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur kundër idesë për…