ShBA-ja s’është e shqetësuar për Ukrainën, por ta frenojë zhvillimin e Rusisë

02 shkurt 2022 | 07:59

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar ShBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij në një luftë në Ukrainë.

Në komentet e tij të para të rëndësishme për krizën në disa javë, ai tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Ai tha gjithashtu se ShBA-ja po injoronte shqetësimet e Rusisë për forcat e aleancës së NATO-s në Evropë.

Rusia mohon akuzat perëndimore se po planifikon një pushtim, gati tetë vjet pasi aneksoi Krimenë dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonet lindore të Ukrainës.

Moska nga ana e saj akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në rajonet lindore, ku të paktën 14 mijë njerëz janë vrarë dhe rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit.

Duke folur pas bisedimeve me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Moskë, Putin tha: “Më duket se Shtetet e Bashkuara nuk janë aq të shqetësuara për sigurinë e Ukrainës… por detyra e tyre kryesore është të frenojë zhvillimin e Rusisë. Në këtë mendoj se vetë Ukraina është vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e…