ShBA-ja shkatërron 16 anije iraniane që minonin Ngushticën e Hormuzit, aty ku s’mund të kalonin anijet me naftë
Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije iraniane që po minonin Ngushticën e Hormuzit, pas paralajmërimeve të presidentit të SHBA për sulme masive ndaj tyre.
Komanda Qëndrore e SHBA’së ka njoftuar për goditjen e këtyre anijeve iraniane, duke bashkëngjitur pamje nga momenti i sulmeve.
“Forcat amerikane shkatërruan disa anije detare iraniane më 10 mars, përfshirë këtu edhe 16 anije që vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në shkrimin e Komandës Qëndrore.
Trump deklaroi gjatë ditës se SHBA-ja ka shkatërruar 10 anije joaktive për vendosjen e minave, teksa shtoi se “do të ketë edhe të tjera”.
Presidenti amerikan më herët kishte deklaruar se kanë dyshime se po minohet Ngushtica e Hormuzit.
U.S. forces eliminated multiple Iranian naval vessels, March 10, including 16 minelayers near the Strait of Hormuz. pic.twitter.com/371unKYiJs
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 10, 2026



