ShBA-ja sjell ushtarët armenë në Kosovë me aeroplan ushtarak

27 gusht 2025 | 15:50

Zyrtar i lartë i mbrojtjes dhe atashehu amerikan, koloneli Crowe, ka përcjellë nga Yerevani për në Kosovë një kontingjent të trupave paqeruajtëse armene të cilat do t’i bashkohen misionit të KFOR-it.

Në një njoftim të Ambasadës së ShBA-së në Armeni është thënë se shteti armen është një shtet që në mënyrë të palëkundur që kontribuon me trupa në KFOR, duke demonstruar angazhimin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Armenia mbetet një nga kontribuuesit më të mëdhenj jo-NATO në KFOR, duke tejkaluar disa shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ky përkushtim i vazhdueshëm thekson rolin e Armenisë si një partner i besueshëm në operacionet rajonale të sigurisë dhe gatishmërinë e saj për të punuar përkrah forcave aleate”.

“Ambasada e ShBA-së është krenare që mbështet kontributet e Armenisë në KFOR, të cilat përputhen me qëllimet tona të përbashkëta për forcimin e koalicioneve dhe nxitjen e një partneriteti të fortë sigurie me Armeninë në rajonin e Kaukazit”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Armeni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, një nga themeluesit e Vetëvendosjes,…