ShBA-ja zvogëlon buxhetin në ndihma për palestinezët

17 janar 2018 | 10:56

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë zvogëluar gati për gjysmë buxhetin prej 125 milionë dollarësh në ndihma që i ofrojnë Agjencisë për Ndihma të Kombeve të Bashkuara për palestinezët.

Uashingtoni do të ofrojë 60 milionë dollarë për ndihma, mirëpo jo edhe 65 milionë dollarë të tjerë, kanë thënë zyrtarë amerikanë.

“Ne dëshirojmë të shohim bërjen e disa reformave”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, duke shtuar se ndryshimet duhet të bëhen në mënyrën si funksionon kjo agjenci dhe si financohet.

ShBA-ja është donatorja më e madhe e agjencisë, duke kontribuuar 30 për qind në buxhetin e saj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” dy javë më parë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara paguajnë për palestinezët miliona dollarë brenda vitit dhe “nuk marrin vlerësim apo respekt”.

Më 14 janar, udhëheqësi i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se ai nuk do të pranojë ndonjë plan për paqe nga Shtetet e Bashkuara, pasi ky vend e ka njohur Jerusalemin si kryeqytetet të Izraelit vitin e kaluar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Prizrenit do të jetë sonte nikoqir i liderit…