Goditje e rëndë për Netanjahun, rivali i tij ngarkohet për formimin e qeverisë së re në Izrael

07 nëntor 2026 | 21:50

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ia ka besuar liderit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re, raportojnë mediat izraelite.

Benjamin Netanjahu, kryeministri i deritashëm, po përpiqet ta pengojë këtë proces. Gjatë viteve të fundit, Netanjahu është bërë figurë tejet kontroverse në arenën ndërkombëtare.

Ai përballet me akuza për krime lufte në Gaza dhe me një fletarrest të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Në Izrael po ashtu gjykohet për korrupsion. Në Evropë, një nga përjashtimet e rralla nga izolimi i tij diplomatik ka qenë Hungaria e Viktor Orbánit, ku Netanjahu është pritur në mënyrë demonstrative.

Netanjahu e ka kundërshtuar mundësinë e një qeverie të mbështetur nga partitë arabe. Ndërsa Eisenkot ka 28 ditë për të provuar të krijojë një shumicë parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më shumë se 413 mijë punonjës në sektorin industrial të…