SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Presidenti amerikan Joe Biden, paralajmëroi grupin e Shtetit Islamik që të mos përpiqet të përfitojë nga çdo vakum i krijuar nga tranzicioni i pushtetit në Siri.
Ai tha se SHBA-të kanë kryer rreth dhjetëra “sulme ajrore precize” brenda Sirisë kundër objektivave të IS-it sot.
Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) e cila është përgjegjëse për interesat e SHBA në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, ka dhënë detaje për këto sulme.
Ata thanë se nuk ka “indikacione për viktima civile”.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim – ne nuk do të lejojmë që ISIS të rindërtohet dhe të përfitojë nga situata aktuale në Siri”, tha gjenerali Michael Erik Kurilla, komandanti i Centcom.
“Të gjitha organizatat në Siri duhet të dinë se ne do t’i mbajmë ato përgjegjëse nëse ata janë partnerë ose mbështesin ISIS-in në çfarëdo mënyre”, shtoi Kurilla.