ShBA: Nuk do t’i dërgojmë dronë Ukrainës

10 nëntor 08:32

ShBA-ja ka deklaruar se nuk do t’i japë Ukrainës dronë të avancuar për të shmangur një përshkallëzim me Rusinë, sipas një raporti të Wall Street Journal, shkruan “The Guardian”.

Kievi ka bërë thirrje për dërgimin e armëve për muaj të tërë. Vendimi i administratës Biden pasqyron vendosjen e kufirit për armët që Uashingtoni është i gatshëm të sigurojë për mbrojtjen e Ukrainës, vuri në dukje WSJ.

“Pentagoni e refuzoi kërkesën bazuar në shqetësimet se dërgimi i dronëve Grey Eagle MQ-1C mund ta përshkallëzonte konfliktin dhe t’i sinjalizonte Moskës se ShBA-ja po furnizon me armë Ukrainën për të synuar pozicione brenda Rusisë”, thuhet në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
623 milionë euro janë inkasuar nga Administrata Tatimore të Kosovës,…