SHBA, protesta në mbi 30 shtete. Vriten një polic (Foto)

31 maj 2020 | 11:26

Përgjaken protestat kundër racizmit në Amerikë, të cilat janë përhapur në mbi 30 shtete. Për të katërtën ditë radhazi pati manifestime paqësore, por edhe trazira e përleshje me policinë, dy prej të cilave me fatalitete.

Në Okland të Kalifornisë një agjent policie humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. E gjithë kjo valë protestash ka nisur si një lëvizje për të kërkuar drejtësi për George Floyd, i cili humbi jetën pas një arrestimi të dhunshëm nga policia në Mineapolis.

Qindra persona manifestuan edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku nuk munguan trazirat. Shërbimi sekret u konfrontua me ata që kërkonin drejtësi, teksa protestuesit mbanin në duar fotografi të Floyd dhe brohorisnin fjalët e tij të fundit: “Nuk marr dot frymë”.

Nuk ka munguar dhe reagimi Presidentit Donald Trump: “Turmë e madhe, e organizuar në mënyrë profesionale, por askush nuk u afrua të thyente rrethimin. Nëse ata do ta bënin, do të përballeshin me qen të tërbuar dhe me armët më të këqija që kam parë ndonjëherë”.

Godina dhe automjete në flakë, mes tyre edhe selia e gjigandit mediatik CNN.

Ndërkohë, ish polici i Mineapolisit u arrestua dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes lidhur me vdekjen e Floyd në komisariat. Derek Chauvin është xhiruar teksa vendosi gjurin tek qafa e 46-vjeçarit me ngjyrë të hënën. Që prej publikimit të pamjeve, Chauvin dhe 3 policë të tjerë janë shkarkuar.

Ata do të dalin para gjykatës së Mineapolis të hënën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës ka qenë e angazhuar gjatë…