SHBA: Qindra fëmijë në gjykata duke pritur bashkimin me familjen

08 korrik 2018 | 22:31

Në mesin e qindra fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në Amerikë, qëndron edhe një djalosh 1 vjeçar që pret radhën e tij në gjykatë, për vendimin për ribashkim me familjen e tij.

Ndarja e fëmijëve imigrantë nga prindërit e tyre u bë pas politikave të krijuara nga administrata e Trump që kanë zero tolerancë.

Këto ndarje i kanë dhënë një hije të keqe administratës së Trump duke bërë që të gjitha mediat të raportojnë për këtë çështje me fotografi të fëmijë që qajnë pa prindërit e tyre.

Kritikët po ashtu kanë akuzuar gjykatën e migracionit për sistemin gjykues që detyron fëmijët – edhe ata nën 1 vjeç – të paraqiten në gjykatë për të kaluar nëpër proceset e deportimit, të ndarë nga prindërit e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë arritën, por udhëtimi nga Zvicra për në vendlindje…