
Shefi i BE-së në Kosovë dhe kryeprokurori Lumezi bisedojnë për luftimin e korrupsionit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, me të cilin ka biseduar për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
“Takim i mirë sot me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi. Shkëmbime të hapura për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. BE pret rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ për Raportin e ardhshëm të 2021!”, ka shkruar Szunyogu në llogarinë e vet në “Twitter”.
Good meeting today w Chief State Prosecutor Alexandër Lumezi. Open exchanges on prosecution and fight against high-level corruption. EU expects better results than ‘limited progress’ for upcoming Kosovo Country Report 2021! pic.twitter.com/ujLdV3oy0L
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) March 1, 2021