Shefi i BE-së në Kosovë, i befasuar me uljen e pagave për gjyqtarë e prokurorë

24 nëntor 2022 | 15:49

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjykatësit dhe prokurorët.

Në një postim në “Twitter”, ai ka thënë se është befasuar me vendimin e qeverisë.

“Jam i befasuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i ulur dukshëm pagat e gjykatësve dhe prokurorëve”, ka shkruar Szunyogu.

Ai ka thënë se “financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurëthemele të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit integrues në BE”, ka shkruar ai.

Qeveria, në mbledhjen e djeshme, e ka proceduar për miratim në Kuvend Projektligjin për pagat, por paraprakisht ua ka ulur pagat gjyqtarëve e prokurorëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dramaturgia dhe regjisorja Dituri Nerizaj, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese…