Shefi i diplomacisë saudite: Vrasja e Khashoggi, gabim i tmerrshëm

21 tetor 2018 | 19:38

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jazeer, deklaroi sot se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte një gabim i tmerrshëm dhe premtoi se ata që janë përgjegjës për vrasjen e tij do të dënohen. “Fatkeqësisht, një gabim i madh dhe i tmerrshëm është bërë dhe unë ju siguroj se përgjegjësit do të dënohen”, ka deklaruar Jubeir për “Fox News”, raporton “Reuters”.
Pasi mohoi ndonjë përfshirje në zhdukjen e Khashoggi, pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, Arabia Saudite njoftoi të shtunën se ai u vra në një rrahje brenda në ndërtesë. Më vonë, një zyrtar saudit tha se gazetari i “Washington Post”-it ishte mbytur, derisa burime të “Al Jazzera”, pohojnë se ai ishte helmuar dhe më pas ishte prerë copë-copë nga një mjek saudit brenda në konsullatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti…