Shefi i NATO-s: E mirëpres propozimin për formimin e Asociacionit, hap kyç drejt paqes në rajon

20 nëntor 2023 | 16:36

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka bërë që ta rrisin prezencën e KFOR-it me ushtarë shtesë.

Për këtë, Stoltenbergu ka kërkuar që kryerësit e këtij sulmi të mbahen përgjegjës.

Në një konferencë për medie së bashku me presidenten Vjosa Osmani, Stoltenbergu ka folur edhe për propozimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në shtator pamë një ndezje të dhunës në veri të Kosovës që ngriti shqetësime që një konflikt me i madh mund të filloj. Sulmet e tilla të dhunshme janë të papranueshme  ata që janë përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.  NATO ka marr hapa, duke shtuar numrin e ushtarëve në 1000, furnizimi me armë e kështu më radhë. NATO e mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe i mirëpres propozimin e fundit për formimin e Asociacionit dhe ky do të ishte një hap kyç drejt marrëdhënieve dhe drejt paqes në rajon”, ka thënë shefi i NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dëshmisë së tij, të hënën në Dhomat e Specializuara…