Shefi i NATO-s mbërrin në qeveri, pritet nga Kurti
11 mars 2025
| 16:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Rutte është takuar me Kurtin pas takimit dhe konferencës që ka mbajtur me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi i Kurtit me Rutte është duke u zhvilluar në objektin e qeverisë.



