Shefi i NATO-s propozon rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në përgjigje të kërkesave të Trump

02 maj 2025 | 18:40

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ka propozuar anëtarëve të aleancës të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe të shpenzojnë 1.5% të tjera për artikuj të tjerë që lidhen me mbrojtjen, për të përmbushur kërkesën e Donald Trump për një objektiv prej 5%, raporton Reuters.

Propozimi i Rutte mund t’i japë mundësinë presidentit të SHBA-së ta cilësojë këtë si një fitore të tijën në samitin e NATO-s në Hagë në qershor, ndërkohë që nuk i angazhon vendet evropiane dhe Kanadanë për një premtim prej 5% për shpenzimet kryesore të mbrojtjes, të cilin shumë e shohin si të paqëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.4 ballë është regjistruar…