Shefi i stafit të Konjufcës për sigurimin shëndetësor të policëve: Nuk është koha të flitet për këto tema

17 prill 2022 | 14:07

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk është faji i qeverisë Kurti që policia nuk ka sigurime shëndetësore e as paga të larta.

Përkundër kësaj, ai ka thënë se tani nuk është koha që të flitet për tema të tilla.

“Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme.  Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve. Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për  policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë!”, ka shkruar Kërçeli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që mbrëmjen e së enjtes, britanikët kanë nisur që të…