Shefi i UNMIK-ut bën thirrje që të mbrohet privatësia e të prekurve me Covid-19

05 prill 2020 | 12:07

Duke i konsideruara masat e marra për të luftuar COVID-19 dhe situatën emergjente të shëndetit publik, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, urgjentisht u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës dhe palëve të involvuara, të mbështesin të drejtat e njeriut në luftën kundër koronavirusit.

Në njoftimin për medie të UNMIK-ut është thënë se Tanin nënvizon rëndësinë e adresimit të sfidave lidhur me të drejtat e njeriut, që dalin nga kriza e shëndetësore në vazhdimësi dhe masat për t’i mbrojtur ato.

Ai ka inkurajuar të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa.

“Tanin përsërit gjithashtu thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënave personale, duke përfshirë edhe mediat”.

“I bindur se Kosova do t’i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë”, është thënë në komunikatën e UNMIK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon me ritëm të lartë kurba e përhapjes së koronavirusit…