
Shefi i ZRrE-së nuk tërhiqet: Vendimi për rrymën hyn në fuqi nga 1 qershori
Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës.
Ai ka thënë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik.
“Bordi i ZRRE-së i ka shqyrtuar këto çështje dhe vendimi është në fuqi ende”, ka thënë ai për “RTV21”.
Të enjten gjatë ditës për rreth dy orë bizneset në Kosovë kanë protestuat, duke bllokuar me vetura dhe kamionë hyrjet kyçe të Prishtinës.
Por, për gjithë këtë, ninistrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës (OEK).
Sipas saj, OEK po i bën presion bizneseve.
Ajo ka thënë se s’do të lejojnë që bizneset të bien pre e luftës politike nga ana e Odës Ekonomike e Kosovës.