Shefi i zyrës së BE-së flet për procesin zgjedhor në komunat me shumicë serbe

17 tetor 2021 | 12:21

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përcjell nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai gjatë vizitës qendrën e votimit në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Më tutje, Szunyogu ka treguar për gjendjen në komunat serbe në Kosovë, duke thënë se kanë dërguar vëzhgues edhe në këto komuna, dhe po ashtu do të dërgojnë edhe disa vëzhgues të tjerë gjatë ditës.

“Ne kemi caktuar më herët një numër të vëzhguesve afatgjatë për komunat serbe dhe sot do të dërgojmë vëzhgues që do të qëndrojnë për kohë më të shkurt. Natyrisht duhet ta përmend edhe një numër të organizatave ndërkombëtare që po ndihmojnë. Po ashtu edhe shumë ambasada që nuk janë pjesë të BE-së. Ndërsa EULEX-i do të mbikëqyrë sigurinë. Për mua është shumë e rëndësishme që në të gjitha komunat të ketë mbarëvajtje të mirë”.

“Natyrisht komunat serbe janë pjesë e Kosovës, pjesë e demokracisë prandaj po marrin pjesë në zgjedhje. Komunat janë pjesë e sistemit të Kosovës”, ka thënë Szunyogu, shkruan “EO”.

Ai u ka bërë rritje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian…