Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë inkurajon PDK-në të jetë opozitë konstruktive

23 shkurt 2021 | 11:45

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës (BE), Enver Hoxhaj.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyogu e ka inkurajuar PDK-në që të jetë opozitë konstruktive.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë u takua me Enver Hoxhajn dhe diskutuan për zgjedhjet e fundit dhe proceset e rëndësishme përpara Kosovës. E inkurajova PDK-në të jetë opozitë konstruktive për të cilën ka nevojë Kosova”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë nëpërmjet llogarisë se e vet në “Twitter”.

PDK-ja ka dalë partia e dytë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Pa u numëruar ende votat me postë dhe ato me kusht, PDK-ja ka marrë 17.41 për qind  të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e bosit të drogës, Joaquín “El Chapo”, është arrestuar…