Shefja e UNICEF-it: Gaza, vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

23 nëntor 2023 | 08:33

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për fëmijët, sipas drejtoreshës ekzekutive të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët.

“Më shumë se 5,300 fëmijë palestinezë thuhet se janë vrarë në vetëm 46 ditë… Kjo është mbi 115 në ditë, çdo ditë, për javë dhe javë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell në një video të mërkurën, ndërsa iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Bazuar në këto shifra, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza,” shtoi ajo, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë,” vazhdoi Russell.

Ajo tha gjithashtu se UNICEF-i po merr raporte se “më shumë se 1200 fëmijë” ndodhen nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose përndryshe janë të pagjetur.

Komentet vijnë një javë pas vizitës së Russell në Gaza. Në një deklaratë pas vizitës së saj, ajo përshkroi “shkelje të rënda” që po kryheshin kundër fëmijëve, duke përfshirë “vrasjen, gjymtimin, rrëmbimet, sulmet në shkolla dhe spitale dhe mohimin e aksesit humanitar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa ligjvënësit në Uashington po shqyrtojnë që të dërgojnë më…