Shefja e Zyrës së BE-së viziton ministrin e ri të Punëve të Brendshme

22 tetor 2018 | 15:36

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur në takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian /Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Mustafa e ka njoftuar Apostolovën me prioritet e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku vuri në pah se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë prioritet kryesore të punës së tij.

Gjithashtu, ministri Mustafa ka theksuar se MPB-ja është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për menaxhimin e procesit pas liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, Nataliya Apostolova, pasi e ka uruar ministrin Mustafa për detyrën e re, ka thënë se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka bërë me dije se Gjykata Supreme…