Shefqet Shehu i Gjakovës bën gjest human, ndihmon një të moshuar në trafik
10 mars 2026
| 10:59
Kryetari i Kuvendit Komunal të Gjakovës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, Shefqet Shehu, ka bërë sot në mëngjes një gjest human në rrugët e qytetit.
Teksa ishte duke shkuar drejt komunës, ai ka vërejtur një burrë të moshuar i cili po përpiqej të kalonte rrugën në vijat e bardha pranë semaforit. Për shkak të moshës së shtyrë, i moshuari e kishte të vështirë të lëvizte me siguri mes trafikut.
Duke parë situatën, Shehu iu afrua dhe e ndihmoi për dore që të kalonte vijat e bardha dhe të arrinte më pas në trotuar.
Për këtë gjest human, Shehu mori falënderime si nga i moshuari, ashtu edhe nga qytetarët që ndodheshin aty në ato momente.



