Sheiku Al Thani takon ambasadorin Rexhep Boja

01 maj 2018 | 13:41

Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani ka pritur në zyrën e tij në kompleksit qeveritar të Katarit, ambasadorin e Republikës së Kosovës, Rexhep Boja.

Ky takim mes tyre është zhvilluar me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit Boja.

Boja ka kërkuar nga sheiku Al Thani që të vazhdojë misioni i suksesshëm i bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Po ashtu, Boja ka shprehur falënderimet dhe vlerësimin për sheikun dhe zyrtarët e shtetit të Katarit për bashkëpunimin, i cili ka kontribuar në suksesin e punës së tij në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nokia X është shfaqur në internet. Në fotot e rrjedhura…