Shembet miniera e arit në Turqi, raportohet për 9 minatorë të zhdukur

14 shkurt 2024 | 12:53

Nëntë minatorë janë shpallur të humbur si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në një minierë ari në lindje të Turqisë.

Dhjetëra ekipe kërkim-shpëtimi kanë shkuar në vendngjarje, teksa ministri Ali Yerlikaya beson se minatorët kanë mbetur të bllokuar dhe ka ende shpresë se ata mund të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një deklaratë për shtyp për këtë ngjarje, kompania bën me dije rrëshqitjet e dheut ndodhën në mesditë dhe menjëherë u informuan institucionet dhe organizatat publike përkatëse

Miniera ndodhet në provincën Erzincan, rreth 90 km nga Erzincan dhe mbi 600 km në lindje të Ankarasë.

Vitet e fundit ka pasur një sërë aksidentesh minerare në Turqi. Në vitin 2022, një shpërthim në një minierë qymyri vrau 42 njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një lëvizje të papritur gjatë spektaklit të martës të…