Shërbimet ruse kërcënuan familjarët e mercenarëve të ‘Wangerit’

27 qershor 2023 | 08:13

Shërbimet ruse të sigurisë kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit Wagner përpara se themeluesi i milicisë ruse, Yevgeny Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën.

Kështu shkruajnë mediat amerikane, duke theksuar se kjo mund të ketë qenë arsyeja që Prigozhin mori vendimin për të anuluar papritur operacionin ushtarak.

Sipas të njëjtave burime, trupat e Wagner-it numëronin vetëm 8,000 burra në vend të 25,000 dhe me shumë mundësi do të rrezikonin humbjen nëse do të kishin tentuar të merrnin kryeqytetin.

Presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë gjatë mbrëmjes së djeshme falënderoi të gjithë anëtarët e Wanger që nuk pranuan të ‘derdhnin gjak’ në përballje të mëtejshme me forcat e Rusisë dhe u ofroi që disa prej tyre të nënshkruanin me forcat e Mbrojtjes apo të transferoheshin në Bjellorusi.

Ndërkohë, forcat ajrore ruse kanë kryer stërvitje në qiellin e Balltikut Ekuipazhet e Su-27 të Flotës Baltike qëlluan me armë në bord ndaj raketave të lundrimit dhe avionëve të një armiku të simuluar, thuhet në mesazh.

Stërvitjet shërbyen për të “testuar gatishmërinë e personelit fluturues për të kryer misione luftarake dhe misione speciale, si dhe për të praktikuar teknika dhe mënyra të reja taktike operimi me përdorimin e plotë të aftësive luftarake të avionit”, sqaron ministria ruse, duke nënvizuar se ekuipazhet e avionëve luftarakë Su-27 “janë në detyrë luftarake gjatë gjithë orarit për të mbrojtur kufijtë ajror të rajonit të Kaliningradit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se rebelimi i shkurtër…