Shërbimet sekrete tregojnë se ku po fshihet drejtuesi i ISIS-it

13 qershor 2019 | 17:19

Informacionet e fundit të shërbimeve sekrete kanë treguar se drejtuesi i ISIS, terroristi Ebu Bekr al-Bagdadi fshihet mes Sirisë dhe Irakut.

Presidenti i Libisë, Fayez al Sarraj, në një intervistë ekskluzive për “Sky TG24”, ka deklaruar se i ka paralajmëruar partnerët se lufta kundër ISIS po rritet në vendin e tij.

“Shumë celula joaktive po zgjohen, rreziku nuk është vetëm për ne, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar presidenti libian, duke treguar pjesët në të cilat forcat libiane po përballen me terroristet. “ISIS po lufton në disa qytete në Libinë Jugore. Kjo është një dëshmi për praninë e tyre. Jam i sigurt se terrorizmi do të rritet nëse ushtarët tanë do të mbeten të angazhuar vetëm në Tripoli”, ka theksuar al Sarraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të përzgjedhjes me short nga Ministria e Arsimit,…