Shërbyesi civil: Unë nuk mbaj grevë, rastet sociale jetojnë me 75 euro

29 janar 2019 | 12:53

Një shërbyes civil në Prizren ka refuzuar të mbajë grevë, duke thënë se ka raste tjera që kanë të ardhura shumë më pak.

Rikujtojmë se njëzetepesëmijë shërbyes civilë nga e hëna kanë hyrë në grevë, pasi kërkojnë të bëhet ndryshimi i ligjit për nivelizim të pagave.

Megjithatë, një nga këta shërbyes civil ka refuzuar të mbajë grevë duke vazhduar ta bëjë punën e tij.

Ai në një letër që mban në dorë shënoi “Unë punoj, ka akoma më keq rastet sociale mbijetojmë më 75 euro!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Administratë Publike, ka miratuar sot projektligjin për zyrtarët…