Sherifi: Kjo është hera e fundit që marrim pjesë në tryeza ku flitet për zgjedhje

25 maj 2018 | 12:35

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se tryezat e kishin qëllimin që së paku arritjen e shtensionimit të raporteve partiake, por sipas tij tryeza e sotme e Vetëvendosjes ka për synimin t’i tensionojë edhe më shumë raportet.

“Pse të mos flasim edhe për zgjedhje, por ideja është që të flasim në mënyrë konstruktive, ku të gjitha palët janë për të diskutuar si të shkohet më tej. Tani tryeza mori kahen e manifesteve, partitë parlamentare ftohen për të biseduar në zgjedhje vetëm në një rast z. Kurti, kur opozita e ka bërë shumicën për ta rrëzuar Qeverinë dhe ia bën një ofertë gjeneroze pozitës për një periudhë që të mos e rrëzojë, pra i thotë pozitës nuk po të rrëzojë, por po ta kërkojë një datë të përbashkët se kur të shkojmë në zgjedhje. Pra kjo është logjika. Unë mund të të rrëzojë kur të dua, por që ka interesa nacionale ose të tjera”, ka thënë Sherifi.

Ai ka thënë se kjo është hera e fundit që marrin pjesë në tryeza ku tema është për zgjedhje, sepse sipas tij kurdo që opozita i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë prapë do shkojë me idenë që ta zgjasin pak dhe të zgjedhin që të shkohet në zgjedhje pas tre muajsh apo gjashtë muajsh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…