Kuçi: Qeveria nuk rrëzohet në tryeza, por në Kuvend

25 maj 2018 | 12:24

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka thënë se Kuvendi është vendi ku mund të rrezohet Qeveria Haradinaj dhe jo në tryeza të partive politike.

Ai gjatë tryezës se organizuar nga Vetëvendosje ka deklaruar se në dy tryezat e para janë pajtuar për formimin e grupeve punuese për të diskutuar temat që kërkojnë konsensus nacional.

“Sa i përket zgjedhjeve, kemi folur se nuk ka kuptim të kërkohen zgjedhjet tani, nuk janë temë e konsensusit nacional. Kurti e tha se ka një tendencë që tryezat e tilla zëvendësojnë Kuvendin, por bash kjo temë e zëvendëson Kuvendin, sepse kur opozita i ka votat atëherë kjo duhet të shkojë në Kuvend, pra nëse i keni 61 vota bie Qeveria”, është shprehur Kuçi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…