PROPOZIMI I FATON HASANIT, KANDIDAT PËR KRYETAR TË PDK-së, PËR QEVERISJEN E KOSOVËS 2027–2031
Një vizion politik për reformimin e PDK-së, bashkimin e saj dhe ndërtimin e një ekipi të ri qeverisës për Republikën e Kosovës
Në kuadër të kandidaturës së tij për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Hasani prezanton një propozim politik dhe institucional që synon të hapë një debat të gjerë brenda partisë dhe në opinionin publik për të ardhmen e PDK-së dhe drejtimin e ardhshëm të Republikës së Kosovës.
Ky propozim paraqet vizionin e Faton Hasanit për një PDK të riorganizuar, të reformuar dhe të bashkuar, e cila synon të ndërtojë një ofertë të re politike për qytetarët, të mbështetur në profesionalizëm, meritokraci, përgjegjësi institucionale dhe përfshirje të të gjitha gjeneratave dhe shtresave të shoqërisë.
Në këtë kuadër, publikohet edhe një koncept i projektuar i përbërjes së mundshme të institucioneve dhe ekipit qeverisës për periudhën 2027–2031, duke përfshirë propozime për Kryeministrin, kabinetin qeveritar, ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët dhe pozitat e tjera të rëndësishme shtetërore.
Përmes këtij projekti, Faton Hasani synon të paraqesë jo vetëm emra dhe pozicione institucionale, por edhe një qasje të re politike, ku përvoja dhe profesionalizmi ndërthuren me energjinë e gjeneratave të reja, ndërsa interesi shtetëror vendoset mbi çdo interes individual apo partiak.
Propozimi mbështetet në gjashtë fusha kryesore të zhvillimit: ekonominë dhe investimet strategjike, sigurinë kombëtare, partneritetin ndërkombëtar, drejtësinë dhe sundimin e ligjit, arsimin dhe shëndetësinë, si dhe familjen, rininë dhe diasporën.
Faton Hasani e konsideron këtë projekt si një bazë të hapur për konsultim, diskutim dhe plotësim, duke synuar që përbërja përfundimtare të reflektojë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së, pranueshmërinë qytetare dhe vlerësimin profesional të kandidatëve të mundshëm.
Theksohet se personat e përmendur në këtë propozim nuk janë kontaktuar dhe nuk kanë konfirmuar pranimin e pozitave të propozuara. Emrat paraqesin një projektim paraprak dhe mund të ndryshojnë gjatë procesit të mëtejmë të konsultimeve dhe vlerësimeve.
Ky projekt do të konkretizohet vetëm nëse Faton Hasani merr besimin për drejtimin e PDK-së dhe nëse platforma e tij për riorganizimin, reformimin rrënjësor dhe arritjen e unitetit të brendshëm partiak merr mbështetjen e nevojshme.
Ftesë për debat dhe kontribut publik
Faton Hasani fton anëtarësinë e PDK-së, qytetarët, profesionistët, intelektualët dhe përfaqësuesit e diasporës që të japin vlerësimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre për këtë koncept.
Synimi është që ky propozim të shërbejë si pikënisje e një diskutimi të hapur për të ardhmen e partisë dhe të shtetit, duke krijuar një platformë ku idetë, profesionalizmi dhe përgjegjësia publike të jenë në qendër të vendimmarrjes.
Propozim për reformim, bashkim dhe një vizion të ri qeverisës për Kosovën 2027–2031.
QEVERIA E PROJEKTUAR E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2027–2031
Një ekip i ri qeverisës për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të integruar ndërkombëtarisht
Propozim politik dhe institucional në kuadër të platformës për riorganizimin, reformimin dhe bashkimin e Partisë Demokratike të Kosovës
Në kuadër të platformës sonë për riorganizimin, reformimin rrënjësor dhe bashkimin e Partisë Demokratike të Kosovës, prezantojmë një koncept të qeverisjes së ardhshme të Republikës së Kosovës për periudhën 2027–2031.
Ky projekt synon ndërtimin e një ekipi të ri qeverisës, të mbështetur në përvojën politike dhe institucionale, profesionalizmin, meritokracinë, integritetin, përgjegjësinë publike dhe përfshirjen aktive të gjeneratave të reja.
Synimi ynë është që Kosova të hyjë në një etapë të re të zhvillimit ekonomik, forcimit të institucioneve demokratike, konsolidimit të sigurisë kombëtare dhe thellimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian.
Ne nuk synojmë vetëm ndryshimin e përbërjes së institucioneve, por mbi të gjitha ndryshimin e mënyrës së qeverisjes, të kulturës institucionale dhe të përgjegjësisë ndaj qytetarëve.
SQARIM I RËNDËSISHËM PËR NATYRËN E KËTIJ PROPOZIMI
Theksojmë se asnjëri nga personat e përmendur në këtë propozim nuk është kontaktuar deri më tani për t’i ofruar apo kërkuar pranimin e ndonjë pozite institucionale. Po ashtu, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë e propozuara.
Ky dokument paraqet një projektim politik dhe institucional, të ndërtuar mbi bazën e vlerësimeve paraprake, perceptimeve dhe preferencave të një pjese të anëtarësisë së PDK-së dhe qytetarëve të papërcaktuar politikisht, me të cilët ekipi ynë ka pasur kontakte deri më tani.
Konsultimet dhe kontaktet do të vazhdojnë në të gjitha viset e Kosovës, me anëtarësinë e PDK-së, qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme të shoqërisë.
Gjatë periudhës në vijim do të realizohen matje, analiza dhe vlerësime të mëtejshme për pranueshmërinë publike dhe profesionale të emrave të propozuar. Përbërja e paraqitur mund të pësojë ndryshime të konsiderueshme, në varësi të rezultateve të këtyre vlerësimeve.
Lista përfundimtare do të hartohet vetëm pas një procesi më të plotë konsultimi dhe vlerësimi, duke marrë parasysh pranueshmërinë brenda anëtarësisë së PDK-së dhe në opinionin e gjerë publik.
Ky koncept do të mund të konkretizohet vetëm në rast se platforma jonë për riorganizimin e partisë, reformimin rrënjësor dhe arritjen e unitetit të brendshëm partiak merr mbështetjen e anëtarësisë dhe nëse fitojmë besimin në garën për drejtimin e PDK-së.
Këto janë tri objektivat tona themelore: riorganizimi, reformimi dhe bashkimi i PDK-së
I. KRYEMINISTRI DHE UDHËHEQJA E QEVERISË
Kandidat i propozuar për Kryeministër: Agim Aliu
Kabineti i Kryeministrit
- Shaqir Totaj – Kryekëshilltar Politik i Kryeministrit.
- Ramush Haradinaj – Këshilltar i Lartë Politik dhe përgjegjës për udhëheqjen e dialogut me Serbinë.
- Safet Merovci – Këshilltar i Lartë Politik.
- Justina Pula Shiroka – Këshilltare e Lartë Politike, pas përfundimit të mandatit të saj si Presidente e Republikës.
- Rashit Qalaj – Këshilltar për Siguri Kombëtare, Koordinim Strategjik dhe Vlerësim të Rreziqeve të Sigurisë.
- Besa Kabashi-Ramaj – Këshilltare për Siguri Kombëtare dhe Diplomaci.
- Petrit Selimi – Këshilltar për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.
- Bajrush Xhemaili – Këshilltar i Lartë Politik.
- Luljeta Pula – Këshilltare e Lartë Politike.
- Nehat Idrizi – Këshilltar për Çështje Juridike dhe Institucionale.
- Idriz Vehapi – Këshilltar Politik.
- Afrim Hysenaj – Këshilltar për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
- Edi Sejdiu – Këshilltar Politik.
- Evgjeni Thaçi-Dragusha – Këshilltare Politike.
- Artan Behrami – Këshilltar Politik.
- Bernard Nikaj – Këshilltar Politik.
- Naim Ismajli – Këshilltar Politik.
- Rrahman Jakupi – Këshilltar Politik.
Zëvendëskryeministrat e propozuar
- Fatmir Limaj – Zëvendëskryeministër.
- Elmi Reçica – Zëvendëskryeministër.
- Uran Ismaili – Zëvendëskryeministër.
Fushat konkrete të përgjegjësisë për secilin zëvendëskryeministër do të përcaktohen në përputhje me programin qeverisës dhe strukturën organizative të Qeverisë.
II. PËRBËRJA E PROPOZUAR E KABINETIT QEVERITAR
Përbërja e mëposhtme paraqet një koncept të ekipit qeverisës, me propozime për udhëheqjen ministrore dhe zëvendësministrore.
Ministria, Ministri, Zv/Ministri
Financat; Arben Mustafa – Ilir Murtezi
Ekonomisë; Riad Rashiti – Shyqeri Musliu
Punëve të Brendshme; Nehat Mustafa – Zenun Pajaziti.
Mbrojtjes; Rrahman Rama – Kadri Kastrati
Punëve të Jashtme; Enver Hoxhaj – Xhevahire Izmaku,
Shëndetësisë; Dr. Ilir Kurtishi – Dr. Adriatik Berisha,
Energjetikës; Alban Ymeri – Adem Qorrolli
Infrastrukturës dhe Transportit; Arbër Bytyqi – Avdyl Ymeri,
Drejtësisë; Përparim Gruda – Faton Fetahu
Punës dhe Mirëqenies Sociale; Shqiptar Demaçi – Nexhat Dedia,
Kulturës; Arbnora Salihu – Kristina Bytyqi
Diasporës, Sylë Ukshini – Isak Neziri
Arsimit; Arsim Bajrami – Prof. Kemajl Bislimi
Integrimit Evropian, Vlora Çitaku – Elbasan Osmani
Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Eliza Hoxha – Ardian Ferizi
Administratës Publike, Kosovare Murseli – Fehmi Mujota
Familjes dhe Çështjeve Sociale, Sala Jashari – Fadil Nura
Pushtetit Lokal; Kujtim Gashi – Betim Gjoshi
Bujqësisë; Arian Tahiri – Begzad Sinani
Rinisë dhe Sportit; Bujar Cakolli – Lirak Qelaj
Tregtisë dhe Ndërmarrësisë; Agim Shahini – Safet Gërxhaliu
Përfaqësimi i komuniteteve joshumicë do të sigurohet në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, përmes konsultimeve dhe përfshirjes së përfaqësuesve të tyre në institucionet përkatëse.
Struktura përfundimtare e ministrive dhe ndarja e përgjegjësive do të harmonizohen me nevojat e programit qeverisës dhe organizimin institucional të Republikës së Kosovës.
III. INSTITUCIONET E TJERA TË REPUBLIKËS
1. Presidenti i Republikës
Propozim për kandidat konsensual: Prof. Dr. Rifat Latifi.
Në kuadër të vizionit tonë për institucione të forta, profesionale dhe përfaqësuese të të gjithë qytetarëve, propozojmë Prof. Dr. Rifat Latifin si kandidat të mundshëm konsensual për President të Republikës së Kosovës.
Ky propozim synon një figurë me karakter unifikues, profil të dëshmuar profesional dhe përvojë ndërkombëtare, jashtë strukturave partiake.
Prof. Dr. Rifat Latifi ka ndërtuar një karrierë të rëndësishme akademike dhe profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me përvojë në sistemin shëndetësor, kontribut në jetën shoqërore dhe angazhim për çështjen kombëtare.
Vizioni ynë është që Presidenca të përfaqësojë autoritet profesional, integritet institucional, unitet qytetar dhe aftësi për të përfaqësuar interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Natyrisht, zgjedhja e Presidentit kërkon konsensus parlamentar dhe respektim të plotë të procedurave kushtetuese.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës
Pozicionet e propozuara
Kryetar i Kuvendit: Xhavit Haliti.
Nënkryetar i Kuvendit: Mërgim Lushtaku.
Shefe e Grupit Parlamentar të PDK-së: Blerta Deliu-Kodra.
Përbërja e plotë e Kryesisë së Kuvendit do të përcaktohet në përputhje me përfaqësimin parlamentar dhe kërkesat kushtetuese për përfaqësimin e komuniteteve.
3. Tri pozicione me rëndësi të veçantë shtetërore
Në kuadër të konceptit tonë për vazhdimësi institucionale dhe profesionalizëm, tri pozita me rëndësi të veçantë për sigurinë dhe funksionimin e shtetit janë:
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Nëse bartësit aktualë të këtyre funksioneve vazhdojnë të dëshmojnë performancë të mirë, profesionalizëm dhe rezultate pozitive, synimi ynë është që puna e tyre të vlerësohet mbi baza meritore dhe të shqyrtohet mundësia e vazhdimit të angazhimit të tyre institucional.
Përkatësia partiake nuk duhet të jetë kriter për vlerësimin e tyre. Interesi shtetëror duhet të jetë mbi çdo interes partiak apo individual.
Institucioneve të tilla duhet t’u garantohet pavarësia funksionale, profesionalizmi, vazhdimësia dhe mbështetja e nevojshme për përmbushjen e mandatit të tyre, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
IV. SIGURIA KOMBËTARE DHE INSTITUCIONET E SIGURISË
Forcimi i arkitekturës së sigurisë së Republikës së Kosovës do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes sonë.
Kjo do të përfshijë:
Forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Modernizimin e Policisë së Kosovës dhe rritjen e kapaciteteve të saj.
Forcimin e institucioneve të inteligjencës dhe mekanizmave të ligjshëm të mbikëqyrjes.
Thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, NATO-n dhe partnerët strategjikë.
Zhvillimin e politikave për mbrojtjen kibernetike dhe sigurinë e infrastrukturës kritike.
Rritjen e investimeve në pajisje, teknologji dhe personel profesional.
Zhvillimin e kapaciteteve të industrisë vendore të mbrojtjes.
Të gjitha institucionet e sigurisë do të funksionojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet dhe parimet e kontrollit demokratik.
V. PRIORITETET STRATEGJIKE TË QEVERISJES 2027–2031
1. Zhvillimi ekonomik dhe investimet strategjike
Tërheqja e investimeve vendore dhe ndërkombëtare.
Mbështetja e prodhimit vendor dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Krijimi i vendeve të reja të punës.
Zhvillimi i sektorit energjetik dhe infrastrukturës strategjike.
Nxitja e investimeve në industri, teknologji dhe sektorë të tjerë me potencial zhvillimor.
Forcimi i partneritetit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
Krijimi i një klime të favorshme për ndërmarrësi dhe inovacion.
2. Siguria kombëtare dhe partneriteti ndërkombëtar
Forcimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thellimi i bashkëpunimit me NATO-n dhe avancimi i rrugës drejt integrimit euroatlantik.
Avancimi i integrimit evropian.
Modernizimi i institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë.
Forcimi i diplomacisë dhe bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.
Përfaqësimi dinjitoz i interesave shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
3. Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Forcimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i barabartë i ligjit.
Rritja e besimit të qytetarëve në institucionet publike.
Digjitalizimi dhe rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.
Përmirësimi i qasjes së qytetarëve në drejtësi.
4. Arsimi dhe shëndetësia
Reformimi i sistemit arsimor.
Lidhja e arsimit profesional dhe universitar me kërkesat e tregut të punës.
Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Investimet në spitale, teknologji dhe personel profesional.
Mbështetja e kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Krijimi i mundësive më të mira për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve shëndetësorë.
5. Familja, rinia dhe mirëqenia sociale
Politika konkrete për mbështetjen e familjeve.
Mundësi më të mëdha për punësim dhe zhvillim të të rinjve.
Mbështetje për sportin, kulturën dhe aktivitetet rinore.
Përmirësimi i sistemit të mbrojtjes sociale.
Politika për parandalimin e emigrimit të të rinjve.
Mbështetja e kategorive në nevojë dhe përmirësimi i standardit të jetesës.
6. Diaspora dhe diplomacia ekonomike
Angazhimi i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.
Përfshirja e ekspertëve dhe investitorëve nga diaspora në institucionet dhe projektet zhvillimore.
Forcimi i diplomacisë ekonomike.
Promovimi i Kosovës si destinacion për investime ndërkombëtare.
Zgjerimi i bashkëpunimit me institucionet dhe kompanitë ndërkombëtare.
Shfrytëzimi i potencialit profesional, financiar dhe intelektual të diasporës.
VI. PARIMET THEMELORE TË QEVERISJES
Qeverisja për periudhën 2027–2031 duhet të ndërtohet mbi parime të qarta dhe të panegociueshme:
1. Profesionalizëm dhe meritokraci.
2. Përgjegjësi dhe transparencë institucionale.
3. Luftë pa kompromis kundër korrupsionit.
4. Respektim i pavarësisë së institucioneve kushtetuese.
5. Bashkëpunim strategjik me partnerët ndërkombëtarë.
6. Përfshirje e të gjitha komuniteteve dhe shtresave të shoqërisë.
7. Barazi para ligjit dhe mundësi të barabarta.
8. Interesi shtetëror mbi interesat partiake dhe individuale.
9. Vlerësim i vazhdueshëm i performancës së institucioneve dhe bartësve të përgjegjësive publike.
VII. QËLLIMI POLITIK DHE SHTETËROR
Qëllimi ynë është ndërtimi i një qeverisjeje që nuk do të kufizohet vetëm në administrimin e institucioneve, por do të angazhohet për transformimin ekonomik, shoqëror dhe institucional të Republikës së Kosovës.
Një qeverisje që do ta rikthejë besimin e qytetarëve, do të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja, do ta forcojë shtetin dhe do ta pozicionojë Kosovën si partner serioz, të besueshëm dhe të respektuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ky projekt synon të jetë një ofertë e hapur për të gjithë profesionistët, ekspertët, intelektualët, përfaqësuesit e diasporës dhe personalitetet publike që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Ne besojmë se PDK-ja ka nevojë për një fillim të ri, për një kulturë të re politike dhe për një ekip që bashkon përvojën, energjinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë.
Nuk mjafton të kërkojmë besimin e qytetarëve. Duhet të dëshmojmë se kemi vizion, ekip dhe kapacitet për ta merituar atë besim.
PDK duhet të reformohet për t’u bashkuar, të bashkohet për të fituar dhe të fitojë për t’i shërbyer Kosovës.
VIII. SQARIM PËRFUNDIMTAR DHE FILLIMI I DEBATIT PUBLIK
Ky dokument është një koncept politik dhe institucional i projektuar për diskutim publik. Ai nuk përbën vendim zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës, marrëveshje politike, emërim apo konfirmim të kandidaturave të personave të përmendur.
Çdo propozim për funksionet e përshkruara do të varet nga gatishmëria e personave përkatës, vlerësimi i profesionalizmit dhe integritetit të tyre, konsultimet politike, procedurat kushtetuese dhe ligjore, si dhe sigurimi i mbështetjes së nevojshme parlamentare.
Kjo është një alternativë e parë e projektuar mbi bazën e konsultimeve dhe kontakteve të deritanishme, të cilat përfshijnë përfaqësues nga vise dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë sonë.
Propozimi mbetet i hapur për ndryshime, plotësime dhe përmirësime gjatë procesit të mëtejmë të konsultimit dhe matjes së pranueshmërisë publike.
Ftojmë anëtarësinë e PDK-së, qytetarët, profesionistët, intelektualët dhe diasporën që të kontribuojnë me vlerësimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre.
Ne duam që ky projekt të mos jetë vetëm një dokument i hartuar nga një ekip politik, por rezultat i një procesi më të gjerë të konsultimit, pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit.
Faton Hasani,
Kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës
Për një PDK të reformuar, të bashkuar dhe fituese. Për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.



