Krasniqi: Kosovës i duhet konsensus, jo zgjedhje
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij është kundër zgjedhjeve.
Në tryezën e partive politike të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ai ka thënë se tani Kosovës nuk i duhen zgjedhjet,p or konsensus politik për çështje të mëdha.
“Në asnjë prej tryezave tjera nuk kemi diskutuar për zgjedhjet. Edhe diskutimi juaj nuk ishte në frymën e konsensusit, më shumë ishte shfryrje e juaja zotëri Kurti. Këto tryeza s’janë menduar si zëvendësim i Kuvendit. Ndërsa, ju sot keni thirr tryezë për të organizuar zgjedhjet. PDK është kundër zgjedhjeve por është gati për zgjedhje. Por zgjedhjet nuk organizohen me tryeza. Kosovës sot i duhet konsensus por nuk i duhen zgjedhjet”, ka thënë Krasniqi.
/Epoka e re/