Sherifi ofron disa zgjidhje për Telekomin e Kosovës

14 maj 2019 | 14:06

Shefi i grupit parlamentar të Nismë Socialdemokrate, Bilall Shefiri, ka ofruar disa zgjidhje për gjendjen e Telekomit në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet rreh kësaj ndërmarrjeje.

“Të flasësh për Telekomin nuk është mëshirë. Pak a shumë të gjithë e kemi ditur se mënyra se si i është qasur shteti kësaj kompanie ndër vite nuk do të kishte fund tjetër”.

“Nëse duhet ta mbajmë si kompani publike duhet ta nxjerrim nga kjo gjendje, të gjithë së bashku, menaxhmeti, bordi i Telekomit, Qeveria dhe ministra duhet ta kenë një projekt se si duhet ta mbajmë një kompani publike pasi kemi nevojë për të. Por nuk e di a jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, ka thënë Sherifi.

Ai ka thënë se nëse dëshirohet të shpëtohet Telekomi, atëherë duhet t’i hiqen pengesat.

“Nëse duam ta mbajmë si ndërmarrje publike duhet ta mbajmë si të tillë që të jetë konkurruese në treg. Duhet të hiqen të gjitha pengesat, të hiqen të gjitha kontratat e jashtme që ajo të jetë konkurrente”.

“Tani e tutje të përqendrohemi si politikë, ndërsa e kaluara le të përqendrohet në gjykata dhe hetuesia që të nxjerrin në bankat e akuzës të gjithë ata që e kanë dëmtuar Telekomin”, është shprehur Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum…