Shërohen edhe 54 pacientë nga Covidi

02 tetor 2020 | 15:24

54 pacientë janë shëruar nga virusi Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 347”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur 42 raste të reja me Covid dhe ka vdekur një person.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj…