Shërohet dhe një person tjetër nga Malisheva, i prekur me Covid-19

01 prill 2020 | 23:11

Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është konfirmuar se edhe personi i dytë nga Komuna e Malishevës, është shëruar, pasi edhe testi i dytë i bërë të mërkurën, ka dalë negativ.

Ky konfirmim është bërë nga ana e drejtorit të IKSHP-së, prof. Naser Ramadani, i cili e ka konfirmuar shërimin e pacientit, përmes postës elektronike, në adresë të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Nënkryetari Berisha, e ka falënderuar IKSHP-në dhe drejtorin Ramadani, për përkushtimin e tyre në luftë kundër këtij virusi, si dhe Klinikën Infektive, për trajtimin e të prekurve deri në shërimin e tyre.

Ky është personi i dytë nga Komuna e Malishevës, që është shëruar pas infektimit me Covid-19.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Vigan Qorrolli duke folur për situatën e fundit…