Shifër rekord! Angelina Jolie shet për 10 milionë euro dhuratën më të shtrenjtë që mori nga Brad Pitt

02 mars 13:20

Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Angelina Jolie, ka shitur për një shifër marramendëse një nga dhuratat e ish-bashkëshortit, Brad Pitt.

45-vjeçarja nxori në ankand pikturën “Kulla e xhamisë Koutoubia” të Winston Churchill, dhe e ka shitur për një shifër rekord. Mediat e huaja shkruajnë se ajo mori gati 10 milionë euro për pikturën në fjalë.

Pitt dhe Jolie e morën pikturën në vitin 2011 dhe në atë kohë kushtonte 2.95 milionë dollarë. Gjatë martesës së tyre, ata blenë shumë piktura të ndryshme nga piktorë të njohur.

Nga ana tjetër, mediat e huaja shkruajnë se piktura në fjalë u ble nga një belg misterioz në ankandin e “Modern British Art Evening Sale” në Londër. I njëjti person bleu edhe 2 piktura të tjera nga Churchill.

Gjithashtu përfaqësuesit e aktores së famshme nuk kanë treguar ende arsyen që e shtyu atë që të shiste pikturën me kaq vlerë të madhe.

Piktura “Kulla e xhamisë Koutoubia” ka pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm. Si fillim ajo iu dhurua Franklin D. Roosevelt, i cili ja dha më pas të birit të tij. Ky i fundit e shiti te një koleksionues në vitin 1950, më pas tek një producent filmash, derisa përfundoi në duart e Jolie dhe Pitt.

Shifër rekord! Angelina Jolie shet për 10 milionë euro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus do të rikthehet në fushë ditën e nesërme, teksa…