SHIFK nis bashkëpunimin me Odën Ekonomike të Kosovës

04 tetor 2019 | 15:52

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi (OEK),  ka pritur në takim drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës Venhar Hana.

Në takim, Hana ka njoftuar Kryetarin e OEK-ut Berat Rukiqi lidhur me qëllimin, misionin dhe aktivitetet e SHIFK duke potencuar nevojën e themelimit dhe rritjes së bashkëpunimin institucional, me qëllim të zhvillimit dhe promovimit sa më të mirë të sektorit financiar jobankar në Kosovë, duke ndjekur trendet e fundit në avancimin e kësaj industrie në rajon dhe botë.

“Ndërkaq, Rukiqi ka mirëpritur iniciativën për këtë bashkëpunim duke theksuar se bashkërisht, OEK dhe SHIFK mund të punojnë në drejtim të dhënies së kontributit profesional për lobimin në nismat ligjore, ngritjen e çështjeve të caktuara me interes të përbashkët për trajtim nga institucionet përgjegjëse, rritjen e nivelit të përfshirjes financiare në vend si dhe vlerësimin e modaliteteve për promovimin e mundësisë që kanë institucionet financiare në përgjithësi në zgjidhjen e kontesteve në mënyra alternative, siç është ajo përmes Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit pranë OEK”, kështu është thënë në komunikatën e dërguar nga Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës.

Sipas kësaj komunikate, në përfundim të takimit palët janë pajtuar që intensivisht të punojnë që brenda një kohe shumë të shkurtë të formalizojnë bashkëpunimin ndër-institucional, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristofer Lin ka udhëtuar në Samoa për të studiuar kulturën…