Shifra alarmante, 124 raste të reja me Covid-19 në katër ditët e fundit në Kosovë

09 qershor 2020 | 09:12

Në katër ditët e fundit në Kosovë, janë shënuar 124 raste të reja me COVID-19.

Dita ku kishte më së shumti raste, ishte të shtunën e 7 qershorit, ku u shënuan 40 raste të reja me COVID-19.

Në anën tjetër, Komuna e Vushtrrisë, vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste me koronavirus.

Ndërsa, që nga fillimi i muajit qershor, gjithsej të prekur me COVID-19 në Kosovë, janë 151 persona.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit publik, Naser Ramadani, tha sot se mosrespektimi i masave mbrojtëse të përcaktuara nga ky institut, mund të çojë në rivendosje të kufizimeve.

“Nëse e shohim se këta qytetarë nuk janë vetëdijesuar dhe nuk e ruajnë shëndetin dhe kërcënojnë gjendjen sikurse që është tash me rritjen e rasteve të ditëve të fundit ne duhet të rikthejmë masat, të rikthejmë qytetarët në shkollë të vetëdijesimit edhe njëherë për t’i ushtruar se si t’i përmbahen rekomandimeve, nëse i përmbahen këtyre rekomandimeve kanë me qenë të lirë të lëvizin por duke ruajtur shëndetin dhe duke zbatuar rekomandimet dhe patjetër duke mbajtur maska sepse virusi është akoma këtu”, tha ai.

Ramadani tha se qytetarët duhet të mësohen me normalitetin e ri të kushtëzuara nga koronavirusi.

“Kjo sjellje ndryshe nuk është e pamundur. Është e mundur nëse e mbajmë distancë, lajm duart përherë dhe vëmë maskë. Pa këto, do të na rikthej gjendjen, por nuk është vetëm problemi i rikthimit të gjendjes çfarëdo qoftë ajo, problem është se ky rikthim i gjendjes shkakton viktima. Ne do të kemi viktima të pafajshme për shkak të pakujdesit të qytetarëve”, tha Ramadani.

Autoritetet në Kosovë konfirmuan mbrëmë edhe 40 raste të reja të të prekurve me koronavirus, të njëjtën ditë kur qeveria miratoi lehtësimin e disa masave kufizuese, sipas të cilave nga e hëna qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, por do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë prej sportistëve në vend tashmë janë kthyer në stërvitje,…