Shifra alarmante, vetëm në muajin janar humbën jetën 10 persona në komunikacion

26 shkurt 2020 | 00:00

Mospërshtatja e shpejtësisë me rregullat e trafikut ka qenë fatale për 10 persona vetëm në muajin janar të këtij viti.

Rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë fatale për qytetarët e vendit. Për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me rregullat e trafikut ka marrë jetën e 10 personave vetëm në muajin janar të këtij viti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për lajmi.net, se në përgjithësi muaji janar ka pasur rritje të aksidenteve dhe personave të vdekur. Në bazë të statistikave në muajin janar të vitit 2019 kanë qenë shtatë aksidente fatale, ku kanë humbur jetën shtatë persona. Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve me fatalitet ka pasur rritje këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, në muajin e parë të këtij viti kanë qenë 10 aksidente me fatalitet, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën dhjetë persona, pra tre perona më shumë apo 42.86 për qind sesa në janar të vitit 2019. Në anën tjetër, rritje ka pasur edhe në aksidentet me lëndime. Përderisa në janar të vitit 2019 kanë qenë 348 aksidente me lëndime trupore dhe kanë qenë 654 persona të lënduar.

Ky numër ka shënuar rritje këtë vit dhe vetëm në 31 ditët e para të vitit 2020 kanë ndodhur 441 aksidente me lëndime apo 93 më shumë se në periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar dhe të lënduar kanë qenë 857 persona, apo 203 më shumë apo 31.04 për qind. Edhe numri i aksidenteve me dëme materiale në janarin e vitit 2020 ka pasur rritje.

Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës që ka siguruar lajmi.net, muajin e parë të këtij viti kanë ndodhur gjithsej 909 aksidente me dëme materiale apo 92 më shumë, ku 857 persona kishin mbetur të lënduar apo 203 më shumë se vitin paraprak.Në 2019-ën kishin ndodhur 817 aksidente me të lënduar dhe 654 persona kishin mbetur të lënduar.Duke u bazuar gjithmonë në të dhënat zyrtare, në muajin janar të këtij viti në total kanë ndodhur 1 mijë e 360 apo 188 më shumë, pasi që në vitin 2019 gjithsej aksidente kanë qenë 1 mijë e 172.Sipas këtyre të dhënave, rritje ka pasur edhe në tiketat e shqiptuara.

Përderisa në janarin e vitit të kaluar ishin shqiptuar 29 mijë e 422 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme, këtë vit në muajin janar, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 43 mijë e 979 tiketa apo 14 mijë e 557 tiketa më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja e ka humbur ndeshjen e parë të fazës së…